Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëlloi familjen e Bedri Sadriut

Prishtinë, 14 gusht 2010

Me rastin e humbjes së jetës të minatorit të “Trepçës”, Bedri Sadriut, Kryeministri Thaçi ngushëlloi familjen e tij. Në telegram thuhet:

E nderuara familje Sadriu,

Me dhembje morëm lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, minatorit Bedri Sadriu.

Vdekja e Bedriut është e humbje e rëndë për familjen,  të afërmit tjerë dhe kolektivin ku punoi.

Duke ndarë me ju dhembjen ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors