Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë, Renzo Daviddi


Image


Image

Prishtinë, 14 tetor 2009

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë, Renzo Daviddi. 

Me këtë rast, z.Daviddi në emër të Komisionit Evropian, i dorëzoi kryeministrit Thaçi Raportin e Progresit të vitit 2009 dhe Studimin e Fizibilitetit për Kosovën.

Kryeministri Hashim Thaçi në takim ritheksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për thellimin e angazhimeve për implementimin e të gjitha standardeve për integrim në institucionet e Bashkimit Evropian dhe në NATO.

Kryeministri Thaçi u shpreh se Raporti i Progresit dhe Studimi i Fizibilitetit për Kosovën konfirmojnë perspektivën e qartë evropiane të Kosovës. Në këtë kuadër, kryeministri Thaçi tha se Qeveria e Republikës së Kosovës vetëm sa do t’i rrisë përkushtimet e saj për qeverisje të mirë, transparente, efektive, për sundimin e rendit dhe ligjit, luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Avancimi i mëtejmë i progresit të arritur në Kosovë dhe tejkalimi i sfidave në rrugën drejt integrimeve evropiane do të vazhdojnë të mbeten angazhime kryesore të qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, potencoi kryeministri Thaçi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors