Prishtinë, 21 korrik 2013
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pyllltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, kanë vizituar sot fermerin Fazli Berisha, për të përcjellë për së afërmi mbarëvajtjen e fushatës së korrje-shirjeve të grurit, në parcelën e tij të mbjellë me grurë në fshatin Miradi e Epërme.
Në vazhdim, po e prezantojmë të plotë deklaratën e Kryeministrit Hashim Thaçi, dhënë me këtë rast:
Jemi sot këtu së bashku me ministrin e Bujqësisë, për të shikuar mbarëvajtjen e korrje-shirjeve për këtë vit. Tani më rreth 70% kjo sezonë veç ka përfunduar.
Mund të them lirisht se është një prej sezoneve më të suksesshme të korrje- shirjeve në Republikën e Kosovës pa luftës.
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka subvencionuar këtë sektor me rreth 6 milionë euro, këtë vit, 2 milionë më tepër se vitin e kaluar.
Përfitues të këtyre subvencioneve janë rreth 11 mijë bujq të Kosovës. Sivjet ka pasur tokë të punueshme më tepër me grurë, është rritur gjithashtu edhe prodhimtaria dhe gradualisht Kosova është duke u bërë hambar për rajonin.
Ne, si Qeveri e Republikës së Kosovës do të vazhdojmë të jemi sa më afër bujqëve, të krijojmë kushte më të mirë, më të favorshme dhe më të përshtatshme për punë. Prandaj, do të vazhdojmë që të komunikojmë me bujqit, t’i dëgjojmë hallet, shqetësimet dhe problemet e tyre.
Në të njëjtën kohë do të vazhdojmë që për çdo vit të rrisim përkujdesjen institucionale dhe shtetërore. Mendoj se shembulli më i mirë ëshëtë sot këtu, ku jemi, ku rendimentet janë jashtëzakonisht të larta.
Kosova është rekord në këtë vit sa i përket rajonit. Falënderoj edhe ministrin Stavileci, për punën e mirë që ka bërë me bujqit anë e kend Kosovës.
Më lejoni që në emrin tim dhe të Qevrisë së Republikës së Kosovës të uroj të gjithë bujqit e Kosovës, për këtë vit të mbarë, për këtë vit të bereqetshëm,
*******
Informacion shtesë:
Mesatarja e rendimentit tek fermeri Fazli Berisha, sillet në rreth 6 ton për hektarë. Ai ka të mbjellë 175 hektarë me grurë, ku 25 hektarë grurë që po korren sot, janë grurë për farë, të kontraktuar nga kompania “Semenarna” – prodhues vendor i farës së grurit.
Për të gjitha sipërfaqet e mbjella me grurë, fermeri Fazli Berisha ka përfituar rreth 23 mijë euro subvencione nga Ministria e Bujqësisë.
