Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram urimi presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e laurimit me çmimin Nobel për Paqe


Image

Prishtinë, 9 tetor 2009 

I nderuari president Obama, 

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim t’u përgëzoj për marrjen e çmimit Nobel për Paqe.
 
Të gjithë jemi dëshmitarë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën presidencën Tuaj po thellojnë esencialisht përpjekjet për forcimin e demokracisë, paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit mes popujve në gjithë globin. 

Vizioni Juaj për krijimin e një fryme të re progresive dhe të qëndrueshme në diplomacinë ndërkombëtare janë garancë e fuqishme për suksesin e saj të pashmangshëm, që ka filluar të japë rezultatet e veta. 

Duke qenë i bindur në frymën e mbështetjes së vazhdueshme amerikane për fuqizimin e progresit të gjithmbarshëm të rajonit tonë, posaçërisht në Republikës së Kosovës, edhe njëherë ju shpreh urimet më të sinqerta për nderimin tuaj me çmimin Nobel për Paqe. 

Hashim Thaçi,

Kryeministër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors