KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS, HASHIM THAÇI DO TË QËNDROJË PËR NË VIZITË ZYRTARE NË JAPONI


Image

Prishtinë, 9 prill 2014
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Japoni, nga data 12 prill deri më 15 prill 2014.
 
Gjatë vizitës, Kryeministri Thaçi do të takohet me homologun e tij, Kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, me të cilin do të bisedojë për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Japonisë, gjithashtu edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare.
 
Pritet që vizita e Kryeministrit Thaçi të ndikojë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Japonisë. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors