Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha bëjnë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Prekaz


Image


Image


Image

Prishtinë, 7 tetor 2009
 
Kryeministri i Republikës së  Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha sot kanë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Prekaz, dhe më pas kanë qëndruar në familjen Jashari. 

 

Kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit Berisha u kanë dëshiruar mirëseardhje në Prekaz përfaqësuesit e familjes Jashari, Rifat e Murat Jashari.

 

Gjatë këtij takimi të  shkurtër kryeministri Sal Berisha tha se asgjë nuk kemi më  frymëzuese se Prekazin dhe e quajti atë Krujën e dytë  të shqiptarëve. 

 

“Edhe një herë dua t’i shpreh nderimin tim më të madh familjes Jashari, të përulem para tribunit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë anëtarëve të familjes së tij, që u flijuan për të mos u dorëzuar, për flamurin dhe dinjitetin e Kosovës dhe të shqiptarëve”, tha z. Sali Berisha. 

 

Më tutje kryeministri Berisha tha se Prekazi është sakrifica e popullit shqiptar, ndërsa komandanti Adem Jashari dhe familja Jashari, kurora e kësaj sakrifice. 

 

Në emër të familjes Jashari, z. Murat Jashari, me këtë rast ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, qeverinë shqiptare për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës  para, gjatë dhe pas luftës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors