Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul


Image

Prishtinë, 09 janar 2015

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, me rastin e zgjedhjes në pozitën e  Kryeministrit të Republikës së Kosovës

Në telegramin e urimit të Presidentit Daul thuhet:

I nderuari Kryeministër Mustafa,

Dëshiroj që të shfrytëzoj këtë rast që juve dhe partisë tuaj, LDK-së, t’ju përgëzoj përzemërsisht në marrjen e përgjegjësisë në udhëheqjen e Qeverisë së re në Kosovë.

Ju presin sfida të rëndësishme dhe Kosovës i nevojitet një Qeveri e qëndrueshme dhe e përgjegjshme, e cila është e gatshme ti zbatoj reformat e nevojshme. Për të vazhduar më tutje në integrimet Evropiane, Kosovës i nevojitet të reformoj sistemin ekonomik dhe social, të siguroj respektimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, njëkohësisht duke e inkurajuar normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ju, gjithsesi gjithmonë mund të mbështeteni në ndihmën e plotë të EPP-së për t’i arritur këto synime.

Ju dëshiroj çdo sukses në mandatin tuaj të ri.

Me respekt,

Joseph DAUL
EPP President

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors