Prishtinë, 26 qershor 2009
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pas dite ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Hashim Thaçi do të marr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të anëtarësimit të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore që do të organizohet të hënën në Uashington.
Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Hashim Thaçi do të zhvilloj takime me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, organizata këto në të cilat Kosova u pranua kohë më parë.
Gjithashtu z. Thaçi do të ketë takime edhe me zyrtarë të lartë të administratës amerikane.