Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Christopher W. Dell


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 24 gusht 2009

Kryeministri Hashim Thaçi duke i dëshiruar mirëseardhje ambasadorit Dell, ka shprehur konsideratat më të larta për angazhimin dhe kontributin shumëvjeçar të tij në mbështetje të Kosovës dhe popullit të saj.

Kryeministri Thaçi po ashtu ka falënderuar me këtë rast SHBA-të për mbështetjen dhe përkrahjen e pa rezervë gjatë gjithë proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

Kryeministri Hashim Thaçi u shpreh për një bashkëpunim jashtëzakonisht të ngushtë me ambasadorin Dell, sikur edhe më herët kur z.Dell ka udhëhequr me sukses misionin amerikan në Kosovë.

Z. Christopher W. Dell u shpreh i kënaqur me faktin se sërish ndodhet në misionin e tij në Kosovë, duke premtuar bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Republikës së Kosovës për forcimin e më tejmë të marrëdhënieve historike midis Kosovës dhe SHBA-ve.

Ambasadori Christopher W. Dell rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën, për përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndërtimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e vendit në institucionet euro-atlantike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors