Prishtinë, 9 gusht 2009
Me rastin e vdekjes tragjike të tre fëmijëve të familjes Ahmeti, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dërguar telegram ngushëllimi, në të cilën thuhet:
E nderuara familje Ahmeti
E nderuara familje Aliu,
Me pikëllim morëm lajmin per vdekjen tragjike të fëmijëve tuaj.
Humbja e Blerimit, Fatonit dhe Rifatit është dhembje e madhe për Ju dhe gjithë qytetarët e Kosovës.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Shpresoj që anëtarët e lënduar të shërohen sa më parë dhe të kthehen në gjirin e familjes.
Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës