Prishtinë, 08 dhjetor 2012
Plagosja me armë zjarri e zëvendësshefit të Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës është akt kriminal dhe i patolerueshëm për Qeverinë e Republikës së Kosovës i cili ka ndodhur të premten pak para mesnate nga persona të panjohur.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar gjithë personelin dhe funksionimin e plot të Zyrës Administrative në vëri.
Aktet e tilla të dhunshme nuk do të mund të pengojnë gatishmërinë e institucioneve shtetërore të Kosovës për të vënë rendin dhe ligjin edhe në këtë pjesë të vendit.
Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon nga Policia e Kosovës dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë të sigurisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet për të identifikuar aktorët e këtij sulmi dhe për ti vënë ata para drejtësisë.
Qeveria e Kosovës do të vazhdoj aktivitetet për implementimin e marrëveshjes së IBM-it, pa marrë parasysh pengesat që do të mundohen të shkaktojnë strukturat ilegale kriminale në këtë pjesë të Kosovës.
