Prishtinë, 3 mars 2011
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot është nënshkruar në librin e ngushëllimeve në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, me rastin e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë në Gjermani.
Me këtë rast kryeministri Thaçi ka deklaruar :
“Edhe një herë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës , në emër të popullit të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta presidentit Obama , qeverisë së SHBA-ve dhe popullit amerikan për tragjedinë që dje ka ndodhur në Frankfurt .
Veprimi i asnjë individi nuk mund të dëmtojë marrëdhëniet e mira mes SHBA dhe Kosovës , miqësinë e përjetshme mes popullit të Kosovës dhe popullit amerikan .
Miqësia jonë është e përjetshme, është shumë e thellë është e vlerave euroatlantike .
Ushtari amerikan sublimon , paraqet edhe vlerat e popullit tim , të paqes dhe lirisë së vendit dhe popullit tim”.
