Kryeministri Hashim Thaçi: Universiteti i Prizrenit do të jetë model në rajon, do të jetë i hapur për studentët që dëshirojnë të studiojnë jo vetëm nga Kosova por edhe nga gjithë rajoni


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 11 tetor 2010

Kryeministri Hashim Thaçi dhe rektori themelues i Universitetit Publik të Prizrenit, Rolland Munch me këtë rast simbolikisht ndanë ID-të e para për 6 studentë të drejtimeve përkatëse të këtij institucioni.

Në praninë e studentëve, pedagogëve dhe të qytetarëve të Prizrenit, kryeministri Thaçi në një fjalë rasti tha se ne të gjithë kemi pasur ëndrra dhe të gjithë kemi punuar ti realizojmë ato. Sot, një nga ëndrrat tona më të mëdha po e realizojmë me hapjen e universitetit të dytë publik në Kosovë, Universitetin e Prizrenit . “ Ky universitet do të jetë model në rajon, do të jetë i hapur për studentët që dëshirojnë të studiojnë jo vetëm nga Kosova por edhe nga gjithë rajoni , nga çdo cep i vendit tonë , nga Tirana , nga Prishtina , nga Presheva , Ulqini dhe kudo ku jetojnë shqiptarët”, pohoi z. Thaçi .

“Ne sot jemi këtu për të përuruar hapjen e universitetit për të cilin kemi investuar të gjithë, por para së gjithash ky universitet hapet për të ardhmen, për të investuar në rini, që ju ta merrni në dorë drejtimin e vendit, për të ndryshuar për të mirë edhe Prizrenin edhe Republikën e Kosovës. Unë dua të besoj se me këto potenciale, energji dhe kreativitet që keni një nga ju një ditë do të bëhet edhe fitues i çmimit Nobel. Do ta keni mbështetjen time gjithnjë”, premtoi kryeministri Hashim Thaçi

Në vazhdim të pranishmit i përshëndeti edhe Ministri i Arsimit Enver Hoxhaj i cili është shprehur se është i nderuar që është sot në këtë ceremoni të shpërndarjes së indeksave të parë për Universitetin e Prizrenit . “Në 2007 kanë qenë vetëm 7 mijë vende e sot i keni 22 mijë vende për studentë” , theksoi ministri Hoxhaj, duke shtuar se hapja e Universitetit Publik të Prizrenit është projekt që i atribuohet personalisht vet kryeministrit të Kosovës, z Hashim Thaçi.

Fillimin e punës së Universitetit të Prizrenit e ka përshëndetë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit z. Ramadan Muja.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors