Kryeministri Hashim Thaçi udhëtoi për Bruksel


Image

Prishtinë, 18 shtator 2012 – Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Hashim Thaçi, sot në mbrëmje udhëtoi për Bruksel, me ftesë të Baroneshës Catherine Ashton.

Kryeministri Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel , nesër do të takohet me Baroneshën Ashton, njëherit Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së.

Kryeministri Thaçi në takim do të diskutojë avansimin e agjendës së integrimeve evropiane të Republikës së Kosovës. Temë tjetër e takimit gjithashtu do të jetë normalizimi i marrëdhënieve ndërshtetërore në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors