Kryeministri Hashim Thaçi priti ministrin për mbrojtjen të drejtave të njeriut dhe pakicave në Republikën e Malit të Zi, Ferat Dinosha


Image

Prishtinë, 22 mars 2010

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot ministrin për mbrojtjen të drejtave të njeriut dhe pakicave në Republikën e Malit të Zi, Ferat Dinosha.

Në takim është diskutuar për gjendjen aktuale politike në Kosovë dhe në rajon, për raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe për pozitën e komunitetit shqiptar në Mal të Zi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në takim theksoi rëndësinë e thellimit të raportetve të gjithanshme mes Kosovës dhe Malit të Zi, pas njohjes që Mali i Zi i ka bërë shtetit të Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në angazhimet e saj për thellimin e bashkëpunimit rajonal, me të gjithë fqinjët e Republikës së Kosovës, në funksion të paqes, të zhvillimit dhe të integrimit – tha z.Thaçi dhe shtoi se për Qeverinë e Kosovës raportet me Malin e Zi kanë një rëndësi të posaçme në kuadër të këtij bashkëpunimi.

Kryeministri Hashim Thaçi në takimin me z.Dinosha vlerësoi lartë rolin e shqiptarëve në kuadër të shoqërisë dhe institucioneve të Malit të Zi dhe theksoi se përfaqësimi i shqiptarëve në këto institucione është i rëndësishëm për funksionimin demokratik të tyre.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors