Kryeministri Hashim Thaçi priti ish – reprezentuesin dhe futbollistin e Galatasarajit, Hakkan Şükür

Prishtinë, 21 gusht 2010
 

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot priti ish – reprezentuesin e njohur të Turqisë, futbollistin e  Galatasarajit, Hakkan Şükür.
 

Gjatë takimit u bisedua për rezultatet e arritura të Kosovës pas pavarësisë, veçmas për raportet e mira ndërshtetërore midis Kosovës dhe Turqisë, dhe të bashkëpunimit vëllazëror midis dy vendeve.
 

Z. Thaçi dhe z. Şükür biseduan për përpjekjet që po bëhen në sportin kosovarë, e veçmas për futbollin, në mënyrë që sa ma shpejt sportistet kosovarë të mund të marrin pjesë në garat ndërkombëtare sportive.
 

Z. Şükür premtoi se do të bëjë gjithçka që është e mundur që të ndihmojë ndërkombëtarizmin e sportit kosovarë.
 

Kryeministri Thaçi theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të mbështes pa rezervë afirmimin e sportistëve kosovarë, si dhe bën përpjekje për anëtarësimin e federatave sportive në asociacione ndërkombëtare të sportit.  
 

Hakan Şükür – ish futbollisti i ekipit të njohur Galatasaraj nga Turqia është me prejardhje nga Kosova; babai i ka lind në Prishtinë, ndërsa më vonë është shpërngulur për në Turqi.  

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors