Kryeministri Hashim Thaçi priti ambasadoren e Finlandës në Prishtinë, Tarja Laitiainen


Image

Prishtinë,  21 tetor 2009
 
 
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot ambasadoren e Finlandës në Prishtinë, Tarja Laitiainen.
 
Kryeministri Hashim Thaçi ka uruar ambasadoren Laitiainen, duke i  premtuar bashkëpunimin  të sinqertë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me këtë rast Z. Thaçi ka falënderuar qeverinë dhe popullin  e Finlandës për mbështetjen dhënë Kosovës, posaçërisht me prezencën në kuadër të KFOR-it dhe prezencën në Misionin e EULEX-it. 

Kryeministri Thaçi dhe ambasadorja Tarja Laitiainen janë pajtuar se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Finlandës janë shumë të mira dhe në të ardhmen ato vetëm se do të zgjerohen edhe në shumë fusha të reja.

Ambasadorja Laitiainen, shprehu gatishmërinë e vendit të saj për të mbështetur qeverinë dhe popullin e Kosovës, në rrugën e pandalshme të integrimit të vendit në institucionet euro-atlantike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors