Kryeministri Hashim Thaçi prezanton Strategjinë për privatizimin e PTK-së


Image

Prishtinë, 27 korrik 2010

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se me privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, do të liberalizohet tregu i telekomit në Kosovë dhe do të ofrohen çmime më të ulëta për shërbimet e qytetarëve.

“Qeveria, Kuvendi, institucionet e Kosovës nuk po bëjnë asgjë më shumë se që ka bërë bota demokratike. Kosova është e fundit në Evropën Juglindore që i hyn këtij procesi të vonuar e me pasoja ekonomike. Andaj Qeveria vlerëson se tani është koha për futjen e kapitalit privat në PTK”, është shprehur z.Thaçi.

Kryeministri Hashim Thaçi ka bërë të ditur se fitues i tenderit për privatizimin e PTK-së do të jetë ofertuesi me çmimin më të lartë, dhe pavarësisht se kush do të jetë fitues, punëtorët do të vazhdojnë të punojnë, së paku për katër vjet të tjera.

“Ne si Qeveri jemi të përkushtuar që punëtorët e PTK-së të mos dëmtohen nga ky proces dhe për këtë e kanë garancinë e plotë edhe timen personalisht edhe të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Duke garantuar se procesi i privatizimit të PTK-së do të jetë fer dhe transparent, kryeministri Thaçi ka shprehur bindjen se vendimi për privatizim të këtyre aseteve është në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe në të mirë edhe të vetë kompanisë

Kryeministri Thaçi ka thënë se duhet shkëputur nga nostalgjia e së kaluarës, nga e kaluara e ekonomisë centraliste dhe të prapambetur.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors