Kryeministri Hashim Thaçi, ka pritur sot në takime të ndara, ambasadoren e Republikës së Francës në Prishtinë, znj. Delphine Borione dhe ambasadorin gjerman, z. Hans Dieter Steinbach


Image


Image


Prishtinë, 20 gusht 2009

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës  ambasadoren e Republikës së Francës në Prishtinë,  znj. Delphine Borione.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një takim të përzemërt dhe miqësor ka falënderuar ambasadoren Borione për punën e shkëlqyer që ka bërë gjatë shërbimit të saj në Kosovë.  Z. Thaçi po ashtu ka falënderuar Qeverinë dhe popullin e Francës për ndihmën dhe përkrahjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që ky bashkëpunim frytdhënës të thellohet edhe më shumë në të ardhmen”, ka thënë kryeministri Thaçi .

Kryeministri Hashim Thaçi me këtë rast ka potencuar progresin e arritur në Kosovë në të gjitha sferat, si dhe sfidat e  institucioneve të Republikës së Kosovës për integrimin e vendit në institucionet euroatlantike.

Zonja Delphine Borione është falënderuar për mikpritjen që i është ofruar në Kosovë dhe është shprehur shumë e kënaqur me bashkëpunimin e sinqertë dhe të frytshëm me Qeverinë dhe institucionet e tjera të vendit. 

Po sot, kryeministri Hashim Thaçi ka takuar ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë z. Hans Dieter Steinbach

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në një takim pune ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë z. Hans Dieter Steinbach me të cilin ka diskutuar lidhur me zhvillimet në Kosovë dhe bashkëpunimin midis dy vendeve.

Në takim është vlerësuar i kënaqshëm niveli i bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe RF Gjermane. Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar për nevojën e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale me theks të veçantë të bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik.
 
Kryeministri Hashim Thaçi ka njoftuar ambasadorin Steinbach lidhur me prioritete e Qeverisë, njëra prej të cilave është agjenda evropiane e Kosovës. “Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në zbatimin e Planit të Veprimit për Partneritet Evropian dhe të gjitha kritereve në kuadër të procesit të Integrimit Evropian”, ka theksuar kryeministri Hashim Thaçi.

Ambasadori Hans Dieter Steinbach është shprehur se vendi i tij do të mbështesë Kosovën në proceset e paqes dhe të integrimeve evropiane.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors