Prishtinë, 28 Nëntor 2010
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me presidentin në detyrë të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, dhe kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku sot bëri homazhe pran varrezave të Dëshmorëve të Kombit në Prekaz.
Më pas kryeministri Thaçi ka qëndruar në familjen Jasharaj me ç’rast u ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Më këtë rast familja Jashari ka shpreh falënderimin për emërtimit e Aeroportit Ndërkombëtar në Prishtinës me emrin e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
