Kryeministri Haradinaj priti përfaqësuesin e përhershëm të FMN-së për Kosovën, Ruud Vermeulen


Image


Image


Image

Prishtinë, 12 shtator 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesin e përhershëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Ruud Vermeule.

Qëndrueshmëria fiskale e Republikës së Kosovës si dhe bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), ishin temë diskutimi ndërmjet kryeministrit Haradinaj dhe përfaqësuesit FMN-së, Ruud Vermeulen, i cili shoqërohej nga Selim Thaçi ekonomist i zyrës së FMN-së.
 
Kryeministri Haradinaj e vlerësoi lart rolin e FMN-së në mbështetjen financiare për Kosovën.

Ruud Vermeulen, përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së për Kosovë, përgëzoi kryeministrin Haradinaj për zgjedhjen e tij si dhe i uroj atij dhe Qeverisë suksese. Ai u shpreh që FMN pret që të vazhdoi bashkëpunimin e mirë me autoritetet e Kosovës dhe është gati të mbështesë qeverinë e re brenda mandatit të FMN-së. Ai e mirëpriti prioritetin e qeverisë për ruajtjen e stabilitetit makrofinanciar një prioritet që e ndan edhe Fondi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors