Kryeministri Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e veteranëve të luftës së UÇK-së


Image

Prishtinë, 8 nëntor 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati.

Në takim u konfirmua se Ligji për rishikim të buxhetit që u miratua në Kuvend, nesër i dërgohet Presidentit për dekretim. Pas dekretimit nga Presidenti, veteranët pritet që më së largu të premten t'i marrin pensionet e parapara me ligj.

Kryeministri Haradinaj ripërsëriti, se vitin tjetër, nuk do të ketë probleme të kësaj natyre për pensionet e kategorive të lirisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors