Kryeministri Haradinaj priti ambasadorin e Zvicrës, Jean Lebet


Image


Image


Image


Prishtinë, 13 shtator 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Lebet.

Ambasadori Jean Lebet e ka përgëzuar kryeministrin Haradinaj për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës, duke u shprehur i kënaqur me krijimin e institucioneve të Kosovës.

Ambasadori Lebet tha se shteti i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në mënyrë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë.

Kryeministri Haradinaj e siguroi ambasadorin zviceran se Qeveria e udhëhequr nga ai do të bashkëpunojë ngushtë me miqtë e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors