Kryeministri Haradinaj drekë pune me Johanes Hann në kuadër të Samitit Digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor


Image


Image


Image

Shkup, 18 prill 2018

Në kuadër të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Shkup të Maqedonisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një drekë pune me Komisionerin e BE-së për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, bashkë me Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdic, zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Senida Mesi, ministren e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekulic dhe Komisioneren Evropiane për Ekonominë Digjitale dhe Shoqëri, Mariya Ivanova Gabriel.

Forcimi i Bashkëpunimit Ekonomik Rajonal dhe rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishin temat që u diskutuan në këtë drekë pune.

Në këtë takim u theksua që digjitalizimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është parakusht elementar për integrimin në Bashkimin Evropian.

Në mes tjerash, Kosova konfirmoi bashkërenditjen e saj me shtetet e Ballkanit Perëndimor në heqjen e tarifave të roamingut brenda këtyre vendeve në fazën e parë dhe më pas me shtetet e BE–së, si dhe angazhimin konkret në digjitalizimin e Administratës Publike.

Samiti Digjital i vendeve të Ballkanit Perëndimor po mbahet në Shkup të Maqedonisë dhe Kosova po përfaqësohet nga vet Kryeministri Ramush Haradinaj dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet e vendit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors