Kosova përherë falënderuese për ndihmën e Madeleine Albright


Image


Image

Washington, 9 shkurt 2018

 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ish-Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright  dhe drejtorin e NDI, Kenneth Wollack, me bashkëpunëtorë.

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar zonjën Albright për angazhimin e saj në luftën për liri të Kosovës dhe në ndërtimin e paqes.

“Ju na ndihmuat në kohën kur kosovarëve u duhej ndihma e një miku. Sot në emër të secilit qytetar, ju falënderoj nga zemra, për gjithë angazhimin tuaj” , tha kryeministri Haradinaj.

Në këtë takim u bisedua për të gjitha temat që preokupojnë lirinë dhe të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.

Zonja Albright shprehu përkushtimin e saj në përkrahjen e Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe konsolidimit të saj.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors