KOMUNIKATË PËR MEDIA


Image

Prishtinë, 29 tetor 2010

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 94. 6 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 37 të Ligjit për Policinë, dhe pas rekomandimit të kandidatëve për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë nga Ministrit i Punëve të Brendshme, ka marrë vendim që ta emërojë z.Reshat Maliqi, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë emërohet për një periudhë tri (3) vjeçare.

Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors