KOMUNIKATË PËR MEDIA E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS


Image

Prishtinë, 6 maj 2013
 
Delegacioni i Republikës së Kosovës, ka udhëtuar në Bruksel për takimin e radhës për planin e implementimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Republikës së Kosoëvs dhe Serbisë.
 
Delegacioni i Kosovës shkon me qëllimin për të arritur marrëveshjen për implementimin, duke përfshirë çështjet e implementimit dhe definimet për afatet kohore, akterët e implementimit dhe çështjet konkrete.
 
Ne theksojmë nevojën që marrëveshja të implementohet sa më shpejtë, në mënyrën e paraparë në marrëveshje, për çka pala kosovare është e gatshme dhe pret një gatishmëri të tillë edhe nga pala serbe dhe faktorët ndërkombëtarë, si KFOR-i dhe EULEX-i – theksoi Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, para nisjes.
 
Delegacioni i Kosovës kryesohet nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, në të cilin marrin pjesë edhe koordinatori për bisedime, Blerim Shala, Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors