KOMUNIKATË PËR MEDIA E QEVERISË SË REPUBLIKË S SË KOSOVËS


Image

Prishtinë, 1 maj 2013
 
Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin me bombolë gazi në shtëpinë e kryeredaktorit të RTK-së, Mufail Limani.
 
Qeveria thekson se ky është një akt qyqar, që është në kundërshtim të plotë me vlerat dhe parimet e lirisë së medias, të shoqërisë së lirë dhe shtetit demokratik të Kosovës.
 
Qeveria kërkon nga organet kompetente që menjëherë të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që akterët e këtij sulmi të gjenden para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors