Prishtinë, 1 tetor 2009
Qeveria e Republikës së Kosovës po përcjell me kujdes rastet e sëmuarjes së papritur të rreth 50 nxënësve të shkollës së mesme “Hivzi Sylejmani” dhe shkollës fillore “Selman Riza” të Fushë Kosovës, gjendja e të cilëve konfirmohet se është stabile.
Ftojmë të gjithë që të përmbahen nga përfundimet e ngutura që mund të sjellin konfuzion dhe panik në opinion. Në të njejtën kohë, sigurojmë qytetarët që organet kompetente janë duke hulumtuar të gjitha shkaqet e sëmuarjes së këtyre nxënësve dhe gjendja është nën kontroll të plotë.
Qeveria e Republikës së Kosovës iu dëshiron shërim dhe kthim të shpejtë në bankat shkollore të gjithë nxënësve që janë prekur nga kjo gjendje shëndetësore.
