Komunikatë për Media

Prishtinë, 12 maj 2015

Sot rreth orës 15 e 04 minuta, një helikopter i Kompanisë “Starlite Aviation”, kontraktor i EULEX-it, në bord me dy persona, personel mjekësor të Starlite si dhe dy pilotë, gjatë një fluturimi trajnues është aksidentuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Në këtë aksident, për fat të mirë, nuk ka pasur viktima, ndërkaq një person i lënduar është dërguar në spital, kurse tre personat e tjerë kanë shpëtuar pa lëndime.

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), bazuar në kompetencat e saj dhe në mbështetje të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AAC), ka arritur në vendngjarje dhe ka filluar hetimet.

Pas përfundimit të hetimeve, Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, i cili vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, do të dalë me raport rreth ngjarjes.

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors