Komunikatë për media

Prishtinë, 10 qershor 2009
 

Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet fuqishëm lirinë e shprehjes dhe zhvillimin e medias së lirë dhe të pavarur në Republikën e Kosovës.

Liria e shprehjes është e garantuar me aktin më të lartë në vend – Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me akte të tjera ligjore.

Qeveria e Republikës së Kosovës i konsideron mediat partnerë të rëndësishëm në thellimin e angazhimeve të saj për të forcuar konceptin e qeverisjes së mirë, transparente dhe efektive, për të ndërtuar institucione funksionale dhe të përgjegjeshme, në interes të qytetarëve të vendit.

Në këtë kuadër, që nga fillimi i mandatit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka instaluar në vend qasjen transparente të angazhimeve të saj para opinionit publik, duke hapur edhe dyert e mbledhjeve të saj për të gjitha mediat, për të përçuar kështu tek qytetarët mesazhin e angazhimeve dhe punëve konkrete.

Të gjitha rastet e izoluara të cënimit të lirisë së shprehjes janë të dënueshme nga ana e qeverisë. Ato nuk paraqesin vizionin dhe përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për zhvillimin e demokracisë, mbrojtjen e fjalës së lirë dhe të pavarësisë së medias.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors