Iowa e gatshme ta ndihmojë Kosovën në shumë fusha


Image


Image


Image


Image


Image

Iowa, 12 shkurt 2018

Në ditën e fundit të qëndrimit në SHBA, kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar vizitë shtetërore në shtetin e Iowa-së. Haradinaj është pritur me nderime të larta nga garda e nderit dhe Guvernatorja Kim Reynolds.

Në takim u bisedua për forcimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Iowa-së, në shumë fusha me interes të përbashkët, në veçanti  idea e shkëmbimit të studentëve, bashkëpunimi në mes mekanizmave  ekonomik, si dhe forcimi i mëtutjeshëm i aspekteve që lidhen me fushën e sigurisë.

Në një tjetër takim zyrtar, kryeministri Haradinaj është pritur nga Sekretari i Shtetit të Iowa-së, Paul D. Pate, të cilin e falënderoi për mikëpritjen dhe gatishmërinë e shtetit të tij për ta ndihmuar Kosovën në projektet zhvillimore në shumë fusha.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors