Institucionet e Republikës së Kosovës zotohen të vazhdojnë me trajnime ndërgjegjësimi për barazi dhe të drejtat e komunitetit LGBT


Image

Prishtinë, 16 Mars 2016

Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit – Grupi Këshillëdhënës dhe Koordinues për të drejtat e komunitetit LGBT organizoi një konferencë, ku prezent, krahas anëtarëve të këtij Grupi, ishin edhe Zëvendësministri i Ministrisë për Integrime Evropiane z.Ramadan Ilazi, Zëvendësministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë znj.Anila Statovci-Demaj, përfaqësues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, Institutit Kosovar për Administratë Publike, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Policisë, Organizatave Jo-Qeveritare që merren me çështje LGBT dhe shumë institucioneve tjera të Kosovës, si dhe përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadave, organizatave dhe akterëve tjerë ndërkombëtar dhe kombëtar.

Konferenca kishte dy qëllime. Qëllimi i parë ishte shpalosja e rekomandimeve të Grupit Këshillëdhënës dhe Koordinues për të drejtat e komunitetit  LGBT për vazhdimin e trajnimeve për rritje të vetëdijesimit në radhët e punonjësve të institucioneve publike të Republikës së Kosovës mbi barazinë dhe të drejtat e komunitetit LGBT. Ndërsa qëllimi i dytë ishte marrja e zotimit nga institucionet përkatëse për zbatimin e rekomandimeve. Programi i Trajnimeve është hartuar nga ekspertët e projektit binjakëzues të BE-së ‘Kundër Homofobisë dhe Transfobisë në Kosovë’. 

Të gjitha institucionet e përfshira në këto rekomandime konsideruan se këto trajnime janë shumë të dobishme për një shoqëri demokratike, tolerante kundrejt diversitetit dhe se vazhdimi i tyre është esencial për realizimin e aspiratave të Kosovës në rrafshin e të drejtave të njeriut. Si të tilla, akterët prezent u zotuan se do të ofrojnë mbështetje e nevojshme institucionale për realizimin e këtyre trajnimeve në të ardhmen. 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors