Më 11 mars 2014
Të nderuar pjesëmarrës, Përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona te Pagjetur znj. Krystyna Marty Lang, Ambasadore e Zvicrës në Republikën e Kosovës, Përfaqësues te Komiteti Ndërkombëtar te Kryqit te Kuq, Përfaqësues te Komisionit Ndërkombëtare per persona te Zhdukur,
Te nderuar përfaqësues të EULEX-it
Çështja e personave të pagjetur është njëra prej plagëve më të rënda të luftës agresore të Serbisë ndaj Kosovës, e cila edhe pas 15 vjetësh të mbarimit të luftës ende nuk është zgjidhur përfundimisht. Në bazë të burimeve zyrtare, ende janë 1716 persona, fati i të cilëve ende nuk dihet, nga gjithsej 6026 persona të zhdukur në mënyrë të dhunshme nga forcat okupatore të Serbisë.
Pa dyshim që çështja e personave të pagjetur përbën një nga problemet dhe dhembjet më të mëdha të popullit shqiptar, të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve tjera dhe, në veçanti, të familjeve, që jetojnë në ankthin e pritjes për të kuptuar për fatin e më të dashurve të tyre.
Duke qenë thellësisht të shqetësuar për çështjen e të pagjeturve dhe mungesën e një zgjidhjeje të plotë për këtë çështje, ne si Qeveri e Republikës së Kosovës kemi qenë dhe mbetemi tërësisht të angazhuar për zgjidhjen përfundimtare të këtij problem.
Si rezultat i angazhimit të mekanizmave qeveritarë dhe atyre ndërkombëtarë, të cilët janë duke punuar në vazhdimësi në këtë drejtim, tash se fundmi është konfirmuar ekzistimi i varrezës masive ne regjionin e Rashkës ,e cila është një nga tragjeditë me te mëdha qe prek thellë jo vetëm familjaret e të pagjeturve por krejt Kosovën jo vetëm për faktin që Qeveria e Serbisë e ka vonuar informacionin mbi të vërtetën rreth këtij rasti edhe pse ne e kemi poseduar dhe proceduar informacionin por aq më keq që Qeveria e Serbisë ka dhënë urdhër të ndërtohet një ndërtesë mbi varrezën masive për ti mbuluar gjurmët e gjenocidit të bërë ndaj popullit të Kosovës.
Te nderuar te pranishëm siç jeni te njoftuar edhe sot te diskutojmë bashkërisht lidhur me :
1. Rasti i Rashkës, përkatësisht hapat e mëtutjeshëm në bashkërendim me te gjithë partnerët ndërkombëtarë të përfshirë ne ketë proces.
2. Domosdoshmëria e hartimit të një Projekti gjithëpërfshirës dhe Planit për veprim për rastin e Rashkës si mekanizëm konkret mbi rrjedhën e procesit dhe
3. Caktimi i ekipës profesionale që do të jetë pjesë e këtij procesi, në emër të Republikës së Kosovës, si dhe obligimet që mund të dalin për Qeverinë e Republikës se Kosovës
Hapat konkret:
Qeveria e Kosovës përmes delegacionit të saj në takimin me datën 14 mars 2014 do të paraqes zyrtarisht kërkesën me këto pika :
– Rrënimin i objektit në fjalë
Data e rrënimit të objektit që nënkupton datën e rifillimit të punimeve/gërmimeve është prioritete per Qeverinë e Republikës se Kosovës
– Largimi i hapësirës se betonuar, pasi sipas eksperteve tanë është shumë e rëndësishme të dimë hapësirën e tërësishme të varrezës masive dhe gjendjen e kësaj varreze dhe pastaj ekspertet të vendosin mbi metodologjitë dhe afatet kohore sipas prospektives profesionale
– Si Qeveri e Republikës se Kosovës jemi në gatishmëri për të përkrahur edhe më tutje të gjitha hapat që duhet ndërmarrë për shpejtimin e fillimit dhe mbylljes se Rastit te Rashkës.
– Angazhimi i ekipës profesionale që do të jetë pjesë e këtij procesi, në emër të Republikës se Kosovës.
