Shën Stefan, Mal i Zi, 22 tetor 2026
Mirëmëngjes,
Jam i lumtur të kthehem në Mal të Zi. Dua të falënderoj kryeministrin Spajiq për pritjen dhe Gjermaninë për ruajtjen e besimit në këtë proces, që solli formatin e gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor dhe mbajti lartë alarmin për integrim evropian.
Kosova është një demokraci elektorale, liberale e egalitare. Kemi funksionalitet demokratik, kemi stabilitet institucional, kemi rritje ekonomike dhe kemi vëmendje të plotë.
Tani është koha që vendi ynë të marrë statusin kandidat dhe të hapë negociatat për anëtarësim në BE. Për këtë arsye, unë do t’u bëj thirrje sot dhe çdo ditë të gjithë liderëve të BE-së që të kërkojnë opinionin nga Komisioni Evropian lidhur me këtë çështje.
Në të njëjtën kohë, shpresoj që mund të kthehemi te zotimet e Samitit të Londrës 2018, lidhur drejtësinë për krimet e kryera gjatë luftës dhe zbardhjen e fatit të të zhdukurve. Janë më shumë se 1500 persona të pagjetur në vendin tim dhe së fundmi në komunën veriore, Zubin Potok, kemi ekshumuar 23 trupa të shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe në prill 1999.
Ne jemi optimistë për të ardhmen sepse ne bashkëpunojmë dhe e mbajmë veten të angazhuar, të angazhuar duke u mbështetur në vlerat e Bashkimit Evropian, duke i mbyllur derën Kremlinit dhe në të njëjtën kohë duke u fokusuar në punësimin e të rinjve dhe sundimin e ligjit.
Faleminderit!

