Kam kënaqësinë të dëgjoj se Senati ka konfirmuar Z. John Kerry si Sekretar të ardhshëm të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë drejtim, me lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të popullit të saj, të uroj përzemërsisht Z. Kerry për emërimin e tij si Sekretar i Shtetit.
Ne mbesim me besim se miqësia e përhershme dhe raportet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të thellohen edhe më shumë në të ardhmen.
Nën drejtimin tuaj, Departamenti i Shtetit do të sigurojë udhëheqjen Amerikane në botë si dhe avancimin e interesave dhe vlerave që vazhdojnë të promovojnë paqe dhe demokraci në shkallë ndërkombëtare.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe unë personalisht presim me kënaqësi të vazhdojmë dhe të mbesim të përkushtuar ndaj miqësisë, bashkëpunimin të shkëlqyer dhe partneritetit që vendet tona do të vazhdojnë në ndajnë së bashku gjatë viteve në vijim.
Kosova dhe populli i saj do të jenë përherë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e madhe që ju na keni ofruar në të kaluarën, në të sotmen, si dhe mbështetjen tuaj në të ardhmen.
Sinqerisht,
Hashim Thaçi
