Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës


Image

Prishtinë, 21 janar 2013

Qeveria e Republikës së Kosovës duke dënuar edhe njëherë veprimin e shëmtuar të heqjes me forcë të Memorialit për luftëtarët e UÇPMB-së në qendër të Preshevës, fton të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës që të jenë të matur në reagimet e tyre karshi veprimeve jocivilizuese të Qeverisë së Serbisë.

Çdo veprim i dhunshëm i dëmtimit të varrezave të komunitetit serb është në kundërshtim të plotë me traditën dhe ligjet e Kosovës, me përkushtimin institucional të Kosovës për afirmimin e vlerave civilizuese evropiane dhe në kundërshtim të plotë me interesat legjitime të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Qeveria e Republikës së Kosovës iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës që të gjitha reagimet e tyre qytetare dhe institucionale t’i bëjnë në frymën demokratike dhe civilizuese, duke mos rënë në provokimet e Qeverisë së Serbisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors