Prishtinë, 29 tetor 2010
Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndet vendimin e NATO-s për reduktimin e trupave të KFOR-it në Kosovë. Ky vendim është edhe një dëshmi se në Kosovë gjendja e sigurisë është e nivelit të lartë dhe se institucionet e sigurisë në Kosovë po i zhvillojnë me sukses kapacitetet e veta. Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret ristrukturimin gradual të KFOR-it në një forcë edhe më mobile, më fleksibile dhe me kapacitete te larta.
Po ashtu, qeveria shpreh falënderimet e saj për të gjithë ushtarët e KFOR-it për shërbimin e tyre profesional ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Qeveria dhe të gjitha institucionet tjera të Republikës së Kosovës janë të përkushtuara që të vazhdojnë bashkëpunimin me KFOR-in për sigurimin e një ambienti të sigurtë për të gjithë.
