Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës


Image

Prishtinë, 11 gusht 2014

Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet fuqishëm operacionin e ndërmarrë në nivel vendi nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë e Shtetit për arrestimin e elementeve ekstremistë të cilët me veprimet e tyre kanë kërcënuar sigurinë kombëtare dhe rendin tonë kushtetues.

Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson se organet shtetërore të Kosovës do të mbrojnë me vendosmëri vlerat tona civilizuese euro-atlantike, liritë individuale, sekularizmin, të drejtat kushtetuese dhe ligjore të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Qeveria e Republikës së Kosovës fton qytetarët e Kosovës që me këmbëngulje të kundërshtojnë çfarëdo forme të shprehjes së ekstremizmit. Toleranca ndër-fetare dhe ndër-etnike, bashkëpunimi dhe komunikimi i ndërsjellë gjithmonë kanë qenë dhe do të mbesin vlera të pacenuara të shoqërisë sonë. Çdo kërcënim ndaj këtyre vlerave fondamentale të shtetit dhe shoqërisë sonë do të ndëshkohet pamëshirë.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors