Deklarate e Kryeministrit të Republikës së Kosovës


Image

Prishtinë, 14 dhjetor 2009

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vlerëson lartë pjesëmarrjen e qytetarëve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, i cili edhe në këtë raund ka arritur standardet më të larta demokratike.

Kryeministri Thaçi shpreh konsideratë për angazhimin e subjekteve politikë në këtë garë elektorale, duke i ururar të gjithë Kryetarët e Komunave të Kosovës për mandatin e tyre të marrë nga vullneti i lirë i qytetarëve të vendit.

Mirënjohje dhe falënderime u drejtohen edhe vëzhguesëve vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët përmbushën detyrat e tyre me përgjegjësi të plotë, duke ndihmuar që procesi zgjedhorë të kalojë në frymën e transparencës së plotë.

Me këto zgjedhje, Kosova ka kaluar suksesshëm provën e funksionimit të demokracisë dhe përsëri ka dëshmuar pjekurinë e saj shtetërore, duke u bërë shembull i demokracisë në rajon.

Arritja e standardeve evropiane është meritë e të gjithë akterëvë të përfshirë në këtë proces, por në veçanti e qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët me pjesëmarrjen e tyre, mundësuan zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors