Deklaratë e kryeministrit Hashim Thaçi lidhur me dëmtimin e veturave të EULEX-it


Image

Prishtinë, 25 gusht 2009

Gjatë qëndrimit të në Gjilan, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi bëri një deklaratë lidhur me dëmtimin e veturave të EULEX-it, që ndodhi sot në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

“Autoritetet evropiane janë të ftuara nga institucionet e Republikës së Kosovës për të dhënë mbështetjen e tyre me rekomandimet, këshillat, për të ndërtuar perspektivën evropiane të Kosovës, perspektivë kjo e sigurt” – u shpreh kryeministri Thaçi.

Ndërsa, në interesimin e medias lidhur me çështjen e shumëpërfolur të protokollit të EULEX-it, kryeministri Thaçi ritheksoi:

“Qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës është shumë i qartë edhe sa i përket çështjes së përfolur të idesë së protokollit. E kam theksuar edhe më herët se edhe gjashtëpikëshi dhe çështja e protokollit i takojnë së kaluarës. Synimi i Kosovës, i qytetarëve të saj, si dhe politika e Kosovës është integrimi në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors