Branimir Stojanoviq dhe ambasadorja e Zvicrës -për avancimin e bashkëpunimit


Image

Zëvendëskryeministri, Branimir Stojanoviq, bisedoi  sot në ndërtesën e qeverisë me ambasadoren e Zvicrës në Kosovë Christine Marty Lang.

Ambasadorja e Zvicrës, Lang i  uroi Stojanoviqit  për emërimin e tij në pozitën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, duke thënë se Zvicra do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në forcimin  e stabilitetit dhe të prosperitetit ekonomik për të  gjithë qytetarët. Stojanoviq, gjatë takimit  u shpreh se pret që   bashkëpunimi  me Zvicrën të thellohet   me qëllim të   gjetjes së  zgjidhjeve  konkrete të  problemeve të përbashkëta të të gjithë qytetarëve në Kosovë, veçanërisht të  komunitetit  serb.

Ambasadorja   Christine Marty Lang dhe zëvendës kryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq dënuan   sjelljet   e dhunshme të demonstruesve gjatë protestave të zhvilluara  në Prishtinë,  duke  vlerësuar bashkërisht se mënyrat  e tilla të shprehjes së  pakënaqësisë nuk kontribuojnë për   paqen, stabilitetin dhe arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors