Zëvendëskryeministri, Branimir Stojanoviq, bisedoi sot në ndërtesën e qeverisë me ambasadoren e Zvicrës në Kosovë Christine Marty Lang.
Ambasadorja e Zvicrës, Lang i uroi Stojanoviqit për emërimin e tij në pozitën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, duke thënë se Zvicra do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në forcimin e stabilitetit dhe të prosperitetit ekonomik për të gjithë qytetarët. Stojanoviq, gjatë takimit u shpreh se pret që bashkëpunimi me Zvicrën të thellohet me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve konkrete të problemeve të përbashkëta të të gjithë qytetarëve në Kosovë, veçanërisht të komunitetit serb.
Ambasadorja Christine Marty Lang dhe zëvendës kryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq dënuan sjelljet e dhunshme të demonstruesve gjatë protestave të zhvilluara në Prishtinë, duke vlerësuar bashkërisht se mënyrat e tilla të shprehjes së pakënaqësisë nuk kontribuojnë për paqen, stabilitetin dhe arritjen e qëllimeve të përbashkëta.
