Ambasada e Kosovës në Uashington sjell video mesazh nga Gjenerali Timothy Orr nga Garda Nacione e Iowa-s me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë


Image

“Që nga viti 2003 kur i patëm mobilizuar për herë të parë ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s për të shërbyer në radhet e misionit KFOR të NATOs, Kosova dhe populli i saj kanë pasur vend të veçantë në shtetin tonë dhe në mesin e popullit tonë. Qindra qytetarë të Iowa-s, ushtarakë dhe civilë, kanë shkuar në Kosovë dhe janë dashuruar në vendin tuaj të mrekullueshëm. Aktualisht kemi raporte të ndërsjella ditore, ku punojmë krah për krah në përmirësimin e mundësive operacionale të Forcave të Sigurisë së Kosovës, në zhvillimin dhe përforcimin e lidhjeve në afarizëm dhe bujqësi në mes të dy shteteve tona dhe në krijimin e mundësive për shkëmbim edukativ dhe kulturor për qytetarët tanë. Dhjetë vjetori i pavarësisë suaj është shumë i rëndësishëm për mua personalisht. Pak gjëra në karrierën time mund të krahasohen me kënaqësinë e jashtëzakonshme që ma jep puna e përbashkët me miqtë dhe partnerët tanë kosovarë në sendërtimin e asaj që tashmë njihet si partneriteti më i mirë ndërshteteror në botë. Shumë urime për 10 vjet pavarësi! Pres me kënaqësi se do të punojmë bashkë për shumë vite të tjera në forcimin e lidhjeve në mes të qytetarëve dhe interesave të përbashkët të sigurisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Republikës së Kosovës.”

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors