Lajme
Procesi zgjedhor do të jetë provimi më i madh për Kosovën pas shpalljes së pavarësisë. Dua të besoj se do të kalojmë shkëlqyeshëm si spektër politik, si institucione dhe si qytetarë bashkërisht me komunitetin ndërkombëtar, - theksoi kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e vizitës në Komisionin Qendror të
Kryeministri Hashim Thaçi ka uruar ambasadoren Laitiainen, duke i premtuar bashkëpunimin të sinqertë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me këtë rast Z. Thaçi ka falënderuar qeverinë dhe popullin e Finlandës për mbështetjen dhënë Kosovës, posaçërisht me prezencën në kuadër të KFOR-it dhe prezencën në Misionin e EULEX-it.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Hajredin Kuçi, do të udhëtojë zyrtarisht në Stokholm të Suedisë, për të marrë pjesë në Forumin e nivelit ndërkombëtar, “Ditët e Zhvillimit në Evropë”, i cili organizohet nga qeveria e suedeze prej datës 22 deri 24 tetor 2009.
Nën drejtimin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, u mbajt takimi i parë i Grupit Ndërministror për Sektorin e Ujërave. Në hapje të këtij takimi, z. Kuçi tha se Grupi Ndërministror do të marrë përsipër përgjegjësitë për përmirësimin e situatës në sektorin e ujërave përmes zhvillimit
“Sa më shumë që sot e ndërtojmë shtetin e Kosovës, e funksionalizojmë dhe e ndërtojmë Universitetin e Prishtinës, aq më shumë e respektojmë një personalitet si Ejup Statovci, që aq shumë bëri për Universitetin dhe për të gjithë ne”, theksoi zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi.
Nën drejtimin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramë Manaj, sot u mbajt takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur. Në takim ka marrë pjesë edhe shefi i EULEX-it, Iv De Kermabon.
Kjo marrëveshje rikonfirmon subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe forcon pozitën e Republikës së Kosovës lidhur me procesin e legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë, që do të mbahet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Për më tepër, kjo marrëveshje është në shërbim të thellimit të bashkëpunimit
Përparimet tona në jetësimin e vlerave të demokracisë dhe të standardeve evropiane të decentralizimit, po arrijnë pikërisht kur Kosova ka arritur një vizion të qartë për integrime evropiane dhe euroatlantike, ka thënë kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në fjalimin e mbajtur në takimin e radhës të grupit
Nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi sot është mbajtur mbledhja e 88 –të e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në Hapje kryeministri Thaçi ka njoftuar kabinetin e tij lidhur me tri dokumente që dje ka pranuar nga Komisioni Evropian, dokumentin për zgjerim, raportin e progresit, dhe dokumenti i perspektivës evropiane të Kosovës.
Ne do t’i marrim të gjitha këto rekomandime me seriozitetin dhe përgjegjësinë më të lartë, por dëshiroj të theksoj se kjo është një etapë e re, etapa e suksesit për Kosovën, është një angazhim maksimal për të cilin kemi punuar të gjithë. Ky sukses është i gjithë Kosovës, institucioneve të saj, qytetarëve dhe para së gjithash