
Njoftim për Media
Duke filluar prej orës 14:30, Kryeministri Albin Kurti do të jetë pjesë e panelit të diskutimit të Liderëve, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në vjegëzën në vijim: https://www.youtube.com/watch?v=umCd1m0SFN4
Krahas Kryeministrit Kurti, në këtë panel do të marrin pjesë: Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, Kryesuesja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.