NJOFTIM PËR MEDIA 29.5.2026

29/05/2026 11:00 – 12:00

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, nën patronatin e Zëvendëskryeministres, znj. Donika Gërvalla, në nderim të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, Hafiz Gagica, organizon Mbledhje Komemorative kushtuar jetës dhe veprës së tij.

Mbledhja Komemorative do të mbahet nesër, më 29 maj 2026, në orën 11:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë.

Në këtë ngjarje komemorative do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, familjarët e të ndjerit, miq e bashkëpunëtorë, si dhe përfaqësues të mërgatës shqiptare kudo në botë.

Gjatë kësaj ngjarje do të nderohet kontributi i Hafiz Gagicës në organizimin e mërgatës shqiptare, në proceset e afirmimit ndërkombëtar të çështjes së Kosovës, si dhe në forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe atdheut.

Prania juaj do ta nderonte këtë ngjarje përkujtimore.

Ju mirëpresim.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors