
Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 10.6.2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s dhe Çlirimit të Kosovës: ‘’Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje- qasje multidisiplinare’’
VENDI: AShAK
KOHA: 09:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të ish- kryeministrit britanik, Tony Blair.
VENDI: Kuvendi i Kosovës
KOHA: 10:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ish- kryeministrin britanik, Tony Blair.
Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 10:45
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në shënimin e 146- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
VENDI: Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
KOHA: 16:00