Prishtinë, 07.09.12
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, znj. Edita Tahiri, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Maltës në Vjenë, jorezident për Kosovën, z. Colin Scicluna.
Fillimisht, Ambasadori i Maltës, Scicluna, uroi për përfundimin e pavarësisë me sukses.
Nga ana tjetër, znj.Tahiri uroi ambasadorin për detyrën e re si
ambasador jorezident për Kosovë, si dhe falënderoi Maltën për njohjen që i ka bërë pavarësisë se Kosovës ndër shtetet e para.
Gjate këtij takimi u tha se Kosova ka ndërtuar një shtet prosperues dhe stabil duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në rajon.
Ndërkaq vlerësuan reformat e ndërmarra të Kosovës në sundim të ligjit, zhvillimi ekonomik dhe fusha tjera. Ndërsa u çmuan mundësit e Maltës për të kontribuoi në reformën e administratës publike, diplomacisë si dhe në fusha tjera që kanë të bëjnë me integrimet euroatlantike.