Prishtinë, 24 shtator 2013
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot në Nju Jork, takoi ish-sekretaren e amerikane të shtetit, Madeline Albright, të cilën e njoftoi mbi zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në Kosovë.
Kryeministri Thaçi gjithashtu e njoftoi znj.Albright në lidhje me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si dhe për marrëveshjen e arritur ne prill të këtij viti.
Znj.Albright vlerësoi se dialogu është mundësia më e mirë për të normalizuar marrëdhëniet mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, si dhe përgëzoi Kryeministrin Thaçi për udhëheqjen e tij, dhe për progresin e arritur gjatë këtyre viteve në Kosovë.
Kryeministri Thaçi, gjithashtu në takim e njoftoi ish-sekretaren Albright për progresin e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike, si dhe për procesin e negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
Kryeministri Thaçi mori mbështetjen e plotë nga ish-sekretarja Albright për realizimin e vizionit të Kosovës për integrim në NATO dhe BE.
